Shkatërrohet një grup kriminal që kryenin vjedhje banesash në Pogradec.
Policia arrestoi Andrea Olldashin 30 vjeç dhe Noldjan Çollakun 25 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas bluve, dy të arrestuarit kanë vjedhur të martën banesën e shtetasit R.B 64 vjeç në lagjen nr 3 në Pogradec, duke i marrënjë unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, u bë i mundur dokumentimi me fakte ligjore i vjedhjes të një banese tjetër, në pronësi të shtetasit A.T, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2017,ku shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.
Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave. Sendet e vjedhura, këta shtetas i shisnin në qytetin e Tiranës.



