
Kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar këtë të enjte një ndër familjet e prekura rëndë nga tërmeti.
Rama ka qenë sot në banesen e re ku është sistemuar Ajet Meçja, që nga termeti tragjik i 26 nëntorit humbi gruan e vet, vajzën Diena Meçja (Karanxhaj) dhe mbesën e vogel, që vdiq në krahët e të ëmës.
Teksa ka vizituar shtëpinë e oficerit të policisë, Ajet Meçja, për ta ngushëlluar për tre humbjet e mëdha të tij nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, ky i fundit ka kërkuar kryeministrit Edi Rama një dëshirë të veçantë.
Meçja është shprehur se do të donte t’i jepej pensioni edhe kur të shkojë për jetuar në Itali tek familja e djalit. Me lot në sy ka rrëfyer të gjithë historinë se si humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja.
Ndërkohë që e dëgjonte Rama e ka miratuar kërkesën e këtij të fundit.

Kryeministri Rama poashtu vizitoi sot familjen Gjana në Durrës, e cila humbi një pjestar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Nën rrënoja mbetën dy persona, gruaja dhe bashkëshorti. Për fat të mirë, Fatmir Gjana u nxorr pas një ndërhyrjeje të grupit të shpëtimit nga Vlora.
Fatkeqësisht nën rrënoja pa jetë mbeti Xhuljeta Gjana, 60 vjeçe.



