Soko: Shtëpitë e barit, si i rekruton krimi të rinjtë  

Soko: Shtëpitë e barit, si i rekruton krimi të rinjtë  

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, shpjegoi se si shtresat e varfra të shoqërisë bëhen pjesë e grupeve kriminale.

Krimi ka dy burime ushqimi: paratë dhe pushtetin. Krimi është një organizëm si gjithë të tjerët. Duam ta vrasim? Duhet t’i presim burimin e ushqimit. Nëse ti ia lë kordonin oblekikal, ai ushqehet dhe rritet. Sekuestrimi? Kap 5, i ke falur 55. Edhe amnistia fiskale është një mënyrë për të pastruar paratë e pista. Problemi me krimin është se rritet dhe nuk vdes asnjëherë. Është si tumori.

Kemi ikjen e të rinjve në Angli, në shtëpitë e barit. Marrin kredi, 17-21 mijë paund shkon pagesa. Industria ka krijuar ndërmarrjet. Ti tani di ku t’i marrësh lekët. Këto janë të gjitha hallka të tumorit. Ai mendon që do të bëjë para, do të paguajë 22 mijë paundët, por do sjellë edhe në Shqipëri. Këtu rritet krimi. Kultivohet që në shtresën e poshtme te familjet e varfra. Pastaj pas 10 vjetësh e sheh që të vjen si kreu i një bande të madhe kriminale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy