Makina përplaset me motorin në Vlorë, plagoset një person

Makina përplaset me motorin në Vlorë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak para mesditës së sotme në Vlorë.

Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy