Nxirrnin inerte nga shtrati i lumit Mat, procedohet administratori i firmës

Nxirrnin inerte nga shtrati i lumit Mat, procedohet administratori i firmës

Shërbimet e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi kanë ushtruar kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë kontrolleve të imtësishme përgjatë shtratit të lumit Mat është evidentuar një subjekt që gërryente shtratin e lumit në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi F. F., 35 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, përfaqësuesi i subjektit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht edhe shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Gurëz, Kurbin, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr në shtratin e lumit Mat.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi Gj. M., 51 vjeç, banues në Mamurras, drejtuesi i mjetit kamion që shërbente për transportin e inerteve pa faturë tatimore, i cili u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shpërdorim i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy