
Mëngjesin e sotëm, në Tiranë, në zonën e ‘Brylit’ është gjetur trupi i pajetë i një personi.
Viktima është S. B.,75 vjeç dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë, kështu dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



