Përplaset makina me motorin në Himarë, plagoset turistja

Përplaset makina me motorin në Himarë, plagoset turistja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë, me pasojë plagosjen e një personi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Llaman”, rreth orës 17:45, ku automjeti tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet, shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy