Vrau aksidentalisht shokun në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër

Vrau aksidentalisht shokun në gjueti, arrestohet 18-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Rifat Xheleshi, i cili dyshohet se vrau nga pakujdesia shokun e tij, shtetasin Gentian Kosiqi, 27 vjeç. Po ashtu, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Është sekuestruar arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27-vjeçarin Kosiqi.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë.

Vihet në pranga 18- vjeçari për vrasje nga pakujdesia, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në “Kodrat e Obokut”, Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G. K., 27 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. GJ., 18 vjeç, banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në “Kodrat e Obokut” për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy