Vodhi 15 mijë euro te Komuna e Parisit, në pranga 38-vjeçari

Vodhi 15 mijë euro te Komuna e Parisit, në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar u arrestua nga policia pasi vodhi 15 mijë euro në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Key" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Key". Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.  Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy