Tre në pranga në Durrës, u kapën me 1 kg kokainë

Tre në pranga në Durrës, u kapën me 1 kg kokainë

Tre persona janë vënë në pranga në Durrës, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur drogë në në lagjen numër 13 në plazh.

Të arrestuarit janë A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", banues në Durrës.

Në kuadër të operacionit "Pure drugs" është bërë arrestimi në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, i tre personave të mësipërm, të cilët janë kapur duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë. 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e A. N., shërbimet e policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak" kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy