Nga zjarri i ndezur pësuan 600 rrënjë ulliri, arrestohet 24-vjeçari në Dimal

Nga zjarri i ndezur pësuan 600 rrënjë ulliri, arrestohet 24-vjeçari në Dimal

Me qëllim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve të zjarrevënies, Stacioni i Policisë Dimal identifikoi dhe arrestoi shtetasin R. H., 24 vjeç, banues në fshatin Krotinë, Dimal.

24-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Krotinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy