Teksa ligjvënësit debatojnë për amnistinë penale, qelitë e burgjeve në vendin tonë janë të tejmbushura.
Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve kanë mbetur shumë pak qeli të lira, ndërsa ish drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha deklaron se në këto institucione ka rënë niveli i sigurisë dhe ka shumë mungesa në staf.



