Porti i Durrësit është bërë sërish “pre” i dyshimeve për kalim të drogave përmes kontejnerëve me banane. 20 persona janë arrestuar në flagrancë nga Task -Forca e portit të dyshuar së kanë ndërhyrë në një kontejner para se ai të futej në kontroll. Në pranga dhe punonjës të kompanisë që priste mallin.
Një kontejner i dyshuar si i hapur dhe me mungesë të sasisë së ngarkesës së deklaruar është bërë shkak për shoqërimin dhe më pas arrestimin e 20 punonjësve të policisë kufitare, degës së doganës dhe task-forcës permanente të ngritur në portin e Durrësit. Dyshohet që brenda kontejnerit ku janë kryer ndërhyrje të jashtme të këtë patur lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë të moshave 21 deri në 58 vjeç, ndërsa mbi ta rëndojnë akuzat “Shpërdorim i Detyrës” dhe “Thyerja, heqja dhe zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore, vepra të cilat janë kryer në bashkëpunim.”
2 prej të ndaluarve që ishin punonjës të kompanisë që priste ngarkesën, shtetasit A.M dhe N.A, 46 vjeç u arrestuan nën akuzën e “Kontrabandës me mall”.
Porti i Durrësit është kthyer në një pikë për kalimin e drogës pasi shpesh herë konstatohet lëndë narkotike që kryesisht futet në vendin tonë në kontejnerët me banane. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur janë zbuluar nga policia si dhe janë arrestuar persona të dyshuar për trafik kokaine.



