
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka hipur pas një furgoni e më pas është rrëzuar duke u dëmtuar në kokë.
I mituri me inicialet R.L., është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor, ndërsa në pranga është vënë shtetasi Sh.H., 33 vjeç.
Drejtuesi i furgoni akuzohet për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport”.
Njoftimi nga policia
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



