Aksident në Shkodër, makina përplas një person me biçikletë

Aksident në Shkodër, makina përplas një person me biçikletë

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti me drejtues shtetasen M. N., 34 vjeçe, ka aksidentuar shtetasen Z. M., 56 vjeçe, që lëvizte me biçikletë.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy