Operacioni antidrogë në Krujë, gjykata vendosi masën për tre të arrestuarit e fundit

Operacioni antidrogë në Krujë, gjykata vendosi masën për tre të arrestuarit e fundit

Gjykata e Krujës, ka vendosur masën për tre të arrestuarit e fundit në operacionin anti-kanabis në Fushë Krujë.

Mësohet se gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Erald Kacelin, ndërsa ka lënë në burg Marsel Locin dhe Asllan Deliun.

Kujtojmë se ditën e djeshme është dhënë masa për 13 të arrestuarit e tjerë. Gjykata e Krujës vendosi “arrest shtëpie” për Muasit Vathin, Dashamir Deliun, Refik Kullajn, Sokol Kullajn dhe Xhavit Kullajn.

Ndërsa, Fetije Kullaj, dhe Erjon Deli janë lënë në burg.

Operacioni i koduar anti-kanabis “Agimi”, u reliziua në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë  më 30 maj, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës.

Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Operacioni antikanabis në zonën e Krujës, caktohet masa për 13 të arrestuarit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy