Dy persona në Tiranë, të cilët shfrytëzonin një vajzë nga Azerbajxhani për prostitucion, janë vënë në prangat e policisë.
Pas një hetimi me metoda proaktive, uniformat blu të kryeqytetit kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Duri”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme



