
Një sasi lënde plasëse është vendosur në portën e banesës së një 52-vjeçari me inicialet S.Sh. në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Në njoftim thuhet: “Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen "Tomë Kola", është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”.



