Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur në Turqi

Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur në Turqi

Një aksident me 22 të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës  05:00, në Turqi.

 Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya, ndërsa mësohet se, një autobus që kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu, është përplasur me një kamion.

 Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse. Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.

 22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy