
Xhafer Uruçi, shtetasi shqiptar i cili vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë, Zenepe Uruçi, është vetëvrarë në ambientet e qelisë ku mbahej i mbyllur. Mediat italiane shkruajnë se 62-vjeçari është varur me çarçafët e qelisë, ndërsa kanë qenë gardianët ata që kanë gjetur trupin e pajetë.
Pas krimit të rëndë, Xhafer Uruçi ka pranuar se kishte vrarë bashkëshorten e tij. “Kam gabuar, ç’dobi ka avokati, e kam vrarë”, ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje. Para se të kryente aktin e rëndë autori mësohet se kishte telefonuar edhe djalin e tij 25-vjeçar, i cili në atë kohë ishte në punë.
Pavarësisht përpjekjeve të djalit për të qetësuar të atin, askush nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë. Zenepe Uruçi dhunohej prej kohësh nga bashkëshorti xheloz, derisa arriti në pikën që vrau gruan dhe më pas edhe veten.



