Bëri vendim gjyqësor të falsifikuar/ Gjykata e Lezhës dënon me një vit burg qytetarin

Bëri vendim gjyqësor të falsifikuar/ Gjykata e Lezhës dënon me një vit burg qytetarin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me një vit burg një person i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar.

Shtetasi me iniciale A.M u gjet fajtor për veprën penale "Falsifikim Dokumentesh", ndërsa çështja penale është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati.

Referuar dosjes hetimore, vendimi i falsifikuar ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e saj, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj.

Në funksion të këtij hetimi në shtator të vitit 2020, prokuroria urdhëroi  policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterët e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterët e gjykatës së Lezhës, por nuk rezultoi diçka e tillë.

Ndërkohë përmes avokatit, vetë i pandehuri ka mohuar në vazhdimësi akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa ka paralajmëruar ankimin të vendimit që e dënon me burg në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy