Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç pasi u kapën në flagrancë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Shkalla e zezë", duke transportuar me automjetet përkatëse tip "Ford", 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Po ashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim 42-vjeçari me inciale E. R., 42 pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë: ‘DVP Gjirokastër/Goditen brenda disa orësh, 2 raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohen 2 operacione policore, të koduara "Road Guard 39" dhe "Road Guard 40".

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVKM Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionet policore të koduara "Road Guard 39" dhe "Road Guard 40", si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 42 vjeç banues në Sarandë.

Arrestimi i shtetasve G. H. dhe L. J. u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Shkalla e zezë", duke transportuar me automjetet përkatëse tip "Ford", 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Shpallja në kërkim e shtetasit E. R., 42 vjeç, banues në Sarandë, u bë pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 3 aparate celulare dhe një shumë parash.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit E. R., si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy