Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave që janë subjekt i ligjit special.
E. Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim; G. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie"; I. M., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese"; N. H. , banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.
Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



