70-vjeçari i paralizuar humbi jetën pasi iu dogj banesa, Gjini: Jetonte vetëm, shkak shkëndija elektrike

70-vjeçari i paralizuar humbi jetën pasi iu dogj banesa, Gjini: Jetonte vetëm, shkak shkëndija elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Viktima, i cili ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, nuk ka mundur të lëvizë për t'i shpëtuar zjarrit të rënë.

 

Sipas detajeve të raportuara nga gazetarja Evi Gjini, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike e provokuar nga rrjeti i amortizuar i energjisë në banesë. 

 

Gjini tha se, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar shtëpinë, ndërsa dyshohet se i moshuari ka mbetur i bllokuar edhe nga shembja e një pjese të çatisë.

 

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia e tij është përfshirë tërësisht nga flakët. Fatkeqësisht, ai ka qenë në gjendje të paralizuar dhe e ka pasur të pamundur të lëvizë për të shpëtuar. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike, si pasojë e një rrjeti të amortizuar në banesë.

 

I moshuari jetonte vetëm dhe nuk u arrit të shpëtohej në kohë, pasi flakët janë përhapur menjëherë, ndërsa dyshohet se një pjesë e çatisë e ka zënë poshtë. Ishin komshinjtë ata që lajmëruan zjarrfikëset, ndërhyrja e të cilëve bëri që fatmirësisht kjo tragjedi të mos përhapet në banesat e tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy