Tre viktima nga një familje/ Kryetari i Gjilanit: Shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën

Tre viktima nga një familje/ Kryetari i Gjilanit: Shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën

Vdekja tragjike e tre shqiptarëve të Kosovës, pjesë e një familje, pasi konsumuan kerpudha të mbledhura vetë në Gjirin e Lalzit, ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm.

Familja Haliti ndodhej në shtëpinë e vet në Gjirin e Lalzit, banesë të cilën e kishin blerë dhe e shfrytëzonin herë pas here sipas nevojave të veta.

Djali i ciftit që humbi jetën i tronditur nga ngjarja e rëndë përvecse akuzoi mjeket e qendrës shendetesore të Manzës në Durrës, shprehu dyshime mbi vdekjen tragjike që sipas tij mund të mos ketë ardhur nga kërpudhat. Ai e mbështet këtë gjë tek fakti që ka ngordhur edhe qeni i familjes, që nuk konsumonte kurrsesi kerpudha, dhe kjo sipas tij është shumë e cuditshme.

Pikërisht lidhur me këto dyshime një reagim të radhës e ka pasur edhe kreu i Komunës së Gjilanit tëKosovës, Lutfi Haziri, i cili tha se Shqipëria dhe autoritetet e drejtësise në këtë vend e kanë për detyre të nxjerrin sa më shpejt të vërteten e kësaj ngjarje kaq të rëndë.

“Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre.Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy