Asgjësohen 141 fidanë kanabis në Malësi të Madhe/ Procedohen penalisht kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve

Asgjësohen 141 fidanë kanabis në Malësi të Madhe/ Procedohen penalisht kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve

Policia e Shkodrës njofton se ka identifikuar dhe proceduar procedohen penalisht dy autorët e dyshuar të kultivimit të 141 fidanëve kannabis që u gjetën në fshatin Lohe, Malësi e Madhe. 

Për këtë rast, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit dhe specialisti i pyjeve.    

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Lohe, Malësi e Madhe, u gjetën 141 fidanë cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

P. B., 43 vjeç dhe F. GJ., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;  

M. B., kryetari i fshatit, dhe shtetasi A. H., specialist i pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  

Në vijim të kontrolleve, në territorin e njësive administrative Shosh, Pult, Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 2159 fidanë cannabisi, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shllak, Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 438 fidanë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy