Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm me pasojë gjashtë të plagosur në zonën e Matit.
Në vendin e quajtur “Plan i Bardhë”, në aksin e Rrugës së Arbrit, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur, me murin mbrojtës anësor të rrugës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në Shkopet, shtetasi L.V., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.
Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.



