I morën me dhunë celularin një personi, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Elbasan

I morën me dhunë celularin një personi, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Elbasan

“Night” u kodua një operacion i policisë së Elbasanit gjatë të cilit u vu në pranga një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, të akuzuar se i vodhën me dhunë celularin një 31-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, dy persona i kishin marrë me dhunë aparatin celular, nga ana hetimeve të uniformave blu u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe  arrestimi  i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 

Dy të dyshuarit akuzohen se gjatë orëve të para të mëngjesit, të datës 19 maj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy