
Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, në rrethana ende të paqarta.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



