Në kërkim për trafik droge, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar sot në Korçë. Policia bën me dije se është vënë në pranga edhe një 23-vjeçar që bashkëpunonte me 22-vjeçarin, për të shitur lëndë narkotike në doza, si dhe e përkrahte atë që t’i shmangej përgjegjësisë penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", në lagjen nr. 4, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. D., 22 vjeç, banues në Korçë. 

Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, pasi u identifikua nga Policia e Korçës, si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, që u godit në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar "Knock Down 3", të zhvilluar më datë 17.06.2022. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 22-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, si dhe u konstatua shtetasi M. R., 23 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi M. R. shiste lëndën narkotike për llogari të 22-vjeçarit dhe i siguronte këtij të fundit, ushqime dhe mjete të tjera për jetesë.      

Nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. R., dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe 2 celularë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy