I gjenden 230 fidanë kanabis afër banesës, arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

I gjenden 230 fidanë kanabis afër banesës, arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin me iniciale A. S., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë.

Po ashtu gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.   

Njoftimi i policisë: Lezhë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Blinisht”.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen 230 fidanë të dyshuar narkotikë të kutivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë operacionit u godit edhe një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihet në pranga poseduesi i saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht”.

Si rezultat i këtij operacioni është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 230 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy