
Reshje intensive shiu kanë prekur disa zona të qarkut të Shkodrës në 24 orët e fundit, me shkarkime të shumta.
Lidhur me këtë situatë, autoritetet lokale kanë deklaruar se nuk ka rreziqe të menjëhershme për përmbytje.
Ndërkohë në akset Loti 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu.
Po punohet për pastrimin e gurëve dhe inerteve që kanë rënë në rrugë për të siguruar një qarkullim normal të automjeteve.
Nga ana tjetër punëtorët si dhe makineritë janë në dispozicion duke monitoruar situatën.



