Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë qenë të pranishëm në darkën ku u plagosën tre personave, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në një restorant në Rrugën e Kavajës.

A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, u vunë në pranga për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i plagosjes së trefishtë, E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje. Në ndryshim nga njoftimi paraprak, ku thuhej se ngjarja dyshohet aksidentale, policia sqaron se ka qenë plagosje me dashje

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.