
Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një shkresë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe gjitha Gjykatave të tjera që bazuar në Aktin Normativ “Për Masat kundër COVID-19’, të ndryshuar, urdhëroi që të marrin masat për transparencën ndaj publikut dhe medias.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, organi kompetent për marrjen e masave kundër COVID-19, vendosi të shfuqizojë urdhrin nr.351 datë 29 maj të vitit 2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19”.
Ky vendim erdhi pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se janë reduktuar ndjeshëm raste me COVDI-19.
Kësisoj ajo hoqi të gjitha kufizimet e vendosura dy vite më parë.



