Shkaktoi aksident me shtatë makina/ Arrestohet shoferi i kamionit në Prishtinë

Shkaktoi aksident me shtatë makina/ Arrestohet shoferi i kamionit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit, i cili shkaktoi aksidentin gjatë së premtes në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Veternik.
Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor.

Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Si shkak i këtij aksidenti rruga për Veternik mbeti e bllokuar me orë të tëra nga kolanat që u krijuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy