
Një 34-vjeçar është deportuar mbrëmjen e kaluar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ai akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ekstradimi i shtetasit J. D., 34 vjeç, u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe autoriteteve homologe në Madrid.
i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë."
Më 30 prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, J. D. dyshohet se ka qenë pjesë aktive e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, me veprimtari në Norvegji dhe Belgjikë.



