Dy persona kanosën një kliente, një tjetër u prezantua si punonjës policie, arrestohen në Tiranë

Dy persona kanosën një kliente, një tjetër u prezantua si punonjës policie, arrestohen në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndryshme, të akuzuar për vepra penale që lidhen me heqjen e paligjshme të lirisë, kundërshtimin e punonjësve të Policisë dhe përdorimin e dokumenteve të dyshuara të falsifikuara.

 

Në rastin e parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe. 

 

Sipas Policisë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, ata e kanë kanosur, e kanë mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e biznesit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

 

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

 

Në një rast tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç. Sipas Policisë, i riu u prezantua si punonjës policie dhe paraqiti një dokument që dyshohet se ishte i falsifikuar dhe nuk i përkiste Policisë së Shtetit.

 

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi të konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

 

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy