
Është vënë në pranga 42-vjeçari nga Kosova pasi është kapur në flagrancë nga policia duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 57", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit", duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



