Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar nga Gramshi, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, ra në prangat e Policisë.

Personi në fjalë ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

NJOFTIMI 

Elbasan/Kontrolle të shtuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy