
Aksioni mbi një tjetër rast për kultivim të bimëve narkotike dhe posedimit të municionit luftarak, ka vënë në pranga një shtetas 35-vjeçar në Mamurras.
Policia e Kurbinit thotë se shtetasi Xh.K., është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Ai është vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjet në territorin përreth një armë zjarri e tipit automatik dhe municion luftarak.
Bimët narkotike ndërkaq, mbilleshin në sipërfaqe të pyllëzuara, të cilat ishin braktisur nga pronarët.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Akuza e ngritur, është ajo e “Armëmbajtjes pa leje”.



