Nga Italia, Gjermania, Spanja dhe Luksemburgu, ekstradohen 4 persona

Nga Italia, Gjermania, Spanja dhe Luksemburgu, ekstradohen 4 persona

Katër persona të dënuar dhe akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash, janë ekstraduar.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasve:

-Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;

-Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve". Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

-Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;

-L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë. Ai u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy