Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, dy të plagosur

Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, dy të plagosur

Aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur, në afërsi të një karburanti ku janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J. K., banues në Maqedoni, I.B., banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Burime policore bëjnë me dije se kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S. B., dhe H.M., pasagjere në këto mjete, të cilat pas marrjes së ndihmës mjekësorë në spital janë larguar nga aty.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy