
Dy orë pas ekzekutimit të 41-vjeçarit Everest Çaka mbrëmjen e sotme në Elbasan, një makinë është gjetur e djegur në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kjo makinë u përket autorëve të vrasjes së Çakës. Ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku teksa lëvizte me makinë, nën shoqërinë e bashkëshortes.
Policia njoftoi se Silvana Çaka, ka mbetur e plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



