Tregtonte mallra kontrabandë/ 42-vjeçari bie në prangat e policisë

Tregtonte mallra kontrabandë/ 42-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 42-vjeçar me inicialet G.K. përfundoi në prangat e Policisë së Fierit “për tregtim dhe transportim të mallrave kontrandandë”, si dhe "Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Nga kontrolli në një servis celularësh “blutë” gjetën dhe sekuestruan 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore.

 

NJOFTIMI

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:   

-G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy