
Sërish në Kosovë është shënuar numër i madh i personave të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 869 raste pozitive dhe dy persona të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 703 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 256 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 6 mijë e 527.



