
Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të mos ketë zëvendësim mase për ish-prokurorin e Vlorës, Maksim Sota. Ky i fundit kërkoi zëvendësimin e masës “arrest shtëpie”, për shkak të arsyeve shëndetësore.
Më datë 4 korrik GJKKO-ja vendosi masën “arrest shtëpie” për Sotën.
Më herët, falë operacionit të bashkërenduar ndërkombëtar mes SPAK-ut dhe Antimafias italiane të titulluar “Shpirti”, u krye arrestimi i ish-prokurorit Sota.
Gjatë operacionit u arrestuan 28 persona nga 38 urdhra-arreste. Përfshirë këtu ish-prokurorin Sota dhe një ish-oficer policie.
Sipas SPAK, në bazë të hetimit, rezulton se prokurori ka jetuar në një shtëpi me një të dënuar për trafik droge, apartament që qiraja paguhej nga një tjetër trafikant, edhe ai i arrestuar tashmë në operacionin “Shpirti.
Në bazë të arsyetimeve të mësipërme dhe faktit që nuk provokohet 100% fakti që prokurori ka rol kyç në grupin kriminal, ka kërkuar revokimin e masës së sigurimit personal “Arrest në Shtëpi”.



