Etleva Qevani, bashkëshortja e shtetasit Tefik Tashit i cili vrau 44-vjeçaren me sopatë mesditën e së mërkurës, kërkon që drejtësia ta dënojë maksimalisht. Sipas saj, këtë dënim e ka hak, ndërsa për mediat tha se shkak për krimin e rëndë është se Tefik Tashi ishte nxehur pse Alma Qevani nuk i kishte hapur telefonin.
“Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësinë dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty”, është shprehur motra e viktimës.



