Një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur prej 3 ditësh nga familjarët e tij të cilët kanë deklaruar në polici se mund t’i ketë ndodhur diçka.
Por zyrtarët e policisë dyshojnë se ky mund të jetë një skenar, jo vetëm për t’i shpëtuar policisë por edhe vrasësve me pagesë.



