Zbardhen 6 vjedhje me armë e dhunë në Tiranë, Krujë dhe Durrës

Zbardhen 6 vjedhje me armë e dhunë në Tiranë, Krujë dhe Durrës

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të një 27-vjeçari të dyshuar si autor i gjashtë vjedhjeve me armë dhe dhunë në Tiranë, Krujë dhe Durrës. 

 

Operacioni u zhvillua ngjarjes së një dite më parë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku një pasagjer kanosi me mjet prerës drejtuesin e një taksie dhe i mori para si dhe varësen që mbante në qafë. 

 

Autori i dyshuar, shtetasi T. M., 27 vjeç, u lokalizua dhe u kap pak pas ngjarjes, i fshehur në fshatin Qeha.

 

 Hetimet e mëtejshme zbuluan se i riu dyshohet të jetë autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor. 

 

Sipas Policisë, ai ka vjedhur para në tregun e Fushë-Krujës, ka grabitur me kanosje biznese në Tiranë, si dhe ka sulmuar drejtues taksish në Fushë-Krujë dhe Durrës, duke u marrë para, telefona celularë, ora dore dhe sende me vlerë. 

 

Gjatë operacionit u sekuestruan varësja e vjedhur dhe një telefon celular, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit dhe për të verifikuar përfshirjen e tij në ngjarje të tjera të ngjashme. 

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy