Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi qarkullonte në rrugë me armë.
Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar Hektor Ndreu, 38-vjeç, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në mjetin e tij.
Arrestimi ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku pas lëvizjeve të dyshimta që bënte 38-vjeçari me mjetin e tij kanë bërë që policia ta ndalonte për ta kontrolluar.
Gjatë kontrollit të mjetit forcat 'Shqiponja' ku gjetën një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Kjo bëri që ata të arrestonin 38-vjeçarin dhe të bllokonin mjetin e tij.



